UDHËZIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E DYSHEMEVE PREJ DRURI
Dyshemeja me parket druri, laminat, vinyl ka nevojë për kujdes dhe mirëmbajtje të duhur. Për të pastruar papastërtitë si rëra, këshillohet të përdorni KIT PASTRIMI, fshesë të butë ose copë pambuku.
Përshtatni këmbët e mobiljeve me tapa shajaku për të parandaluar gërvishtjet në dysheme. Mos i lëvizni mobiljet duke i tërhequr zvarrë, por fillimisht i ngrini lart dhe më pas lëvizini ato. Sigurohuni që menjëherë të pastroni ujin/ lëngje të tjera të derdhura në dysheme(parket druri, laminat ose vinyl). Pastroni menjëherë njollat: kafe, vera e kuqe ose ketchup për të parandaluar njollat e përhershme. Për të hequr njollat e forta, na telefononi për tju asistuar me detergjentë specifikë. Dyshemetë tepër të papastra duhet të pastrohen me dorë me një copë pak të lagur. Mos përdorni cope pambuku që kullojnë ujë, pasi mund të dëmtojë parketin (bymim). Mos përdorni fshesa me korrent me ujë.
Një kusht i rëndësishëm për një jetëgjatësi të gjatë të dyshemeve prej druri është temperatura e përshtatshme e dhomës rreth 20°C dhe lagështi relative nga 50 deri në 60%. Ne ju sugjerojmë që para shtrimit të parketit të drurit, laminatit, vinyl, shkalleve të drurit të vendosni sistem ngrohje me fibra amorfe. Sistemi ju siguron temperaturë konstante për ambientet tuaja.
Per sipërfaqe të llakuara ju sugjerojmë të mos përdorni pastrues që përmbajnë dyll. Mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm. Kur sipërfaqja parket druri inxhinierik me llak është konsumuar dhe ka humbur shkëlqimin sugjerojmë heqjen e llakut ekzistues dhe lyerjen e dyshemesë. Sugjerojmë që lyerja të realizohet vetëm nga specialistët.
Parketet e drurit të trajtuara me vaj theksojnë pamjen natyrale të drurit dhe rrisin rezistencën e tij ndaj konsumit, papastërtisë dhe lagështirës. Sugjerohen detergjentë specifikë menjëherë pas instalimit. Aplikohet detergjenti pastrues duke përdorur një leckë të butë të njomur në tretësirë. Tretësira nuk duhet të pikojë nga lecka. Sugjerojmë të përdorni dy kova, njëra me ujë të përzier me detergjentin e pastrimit dhe tjetra me ujë të pastër për shpëlarjen e leckës. Shpëlajeni gjithmonë leckën me ujë të pastër fillimisht përpara se ta zhytni në ujë që përmban detergjent pastrimi. Sugjerojmë që pastrimi të realizohet minimalisht një here në javë dhe jo më pak së një here në muaj.
Kujdes: Rrezik i vetëndezjes. Pëlhurat e njomura me vaj duhet të shpëlahen me ujë menjëherë pas përfundimit të punës dhe të thahen jashtë.
Sipërfaqet e trajtuara me vaj ose llak duhet të thahen për të paktën 24 orë përpara se të ecni në dysheme. Duhet rreth një javë që vaji të ngurtësohet, duhet kujdes i veçantë kur lëvizni objekte të rënda.
Mos përdorni pëlhura që përmbajnë mikrofibra sepse parketi mund të bëhet i ashpër dhe jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj papastërtive. Përdorni vetëm pëlhura të përbëra nga fibra natyrale si pambuku.